Ndihma në Libra Darien

“Ndihma në Libra Darien” është një organizatë jo fitimprurëse, një organizatë vullnetare që ndërton themele të paqes, mirëkuptimit dhe miqësisë nëpërmjet shpërndarjes së librave falas. “Ndihma në Libra” dërgon libra duke iu përgjigjur kërkesave specifike nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, bibliotekave dhe shkollave. Librat i dhurohen gjithashtu burgjeve, spitaleve dhe grupeve Indigjene Amerikane dhe grupeve në Malet Apalashe në Shtetet e Bashkuara. Dhurimi i fundit (ilustruar në fotografi) përmban libra me një varietet të gjerë interesash; Harry Potter dhe librat e Muzgut, së bashku me autorë të tillë si Agatha Christie, Dan BroWn, Steven King, Rudyard Kipling, John Grisham dhe Michael Crichton.