Ndihma në Libra Darien

“Ndihma në Libra Darien” është një organizatë jo fitimprurëse, një organizatë vullnetare që ndërton themele të paqes, mirëkuptimit dhe miqësisë nëpërmjet shpërndarjes së librave falas. “Ndihma në Libra” dërgon libra duke iu përgjigjur kërkesave specifike nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, bibliotekave dhe shkollave. Librat i dhurohen gjithashtu burgjeve, spitaleve dhe grupeve Indigjene Amerikane dhe grupeve në Malet Apalashe në Shtetet e Bashkuara. Dhurimi i fundit (ilustruar në fotografi) përmban libra me një varietet të gjerë interesash; Harry Potter dhe librat e Muzgut, së bashku me autorë të tillë si Agatha Christie, Dan BroWn, Steven King, Rudyard Kipling, John Grisham dhe Michael Crichton.

Risi Shoqërore

Risi Shoqërore është një program i Klubit Interlink. Risi shoqërore mbështet të rinjtë që duan të jenë më aktivë në përpjekje për të krijuar një atmosferë të sigurt dhe të pranueshme për shoqërimin e përgjegjshëm publik midis gjinive. Individët të cilët ftohen të marrin pjesë në program duhet të jenë midis 18-35 vjeç, dhe të plotësojnë një proces të plotë aplikimi. Pas përmbushjes së këtyre kritereve, drejtuesit e Klubit, duke përdorur eksperiencën e tyre në marrëdhënie ndërkulturore, do të fillojnë një proces seleksionimi për të krijuar grupin më të balancuar dhe të kënaqshëm të mundshëm. Grupi ka tre tipare kryesore: 1) Analiza në tavolina të rrumbullakëta të çështjeve aktuale, sociale dhe demokratike 2) Demonstrime lokale të shoqërimit në grup, 3) Udhëtime të shkurtra (1-3 Ditë) në grup jashtë Beratit. Grupi do të takohet një herë ose dy herë në javë, në varësi të programeve. Shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni në adresën DeVaughnBeratDAR@gmail.com.  Z. Devaghn Wilson do t’ju përgjigjet për marrjen e aplikimit dhe më pas në lidhje me rezultatet e përzgjedhjes.