Risi Shoqërore

Risi Shoqërore është një program i Klubit Interlink. Risi shoqërore mbështet të rinjtë që duan të jenë më aktivë në përpjekje për të krijuar një atmosferë të sigurt dhe të pranueshme për shoqërimin e përgjegjshëm publik midis gjinive. Individët të cilët ftohen të marrin pjesë në program duhet të jenë midis 18-35 vjeç, dhe të plotësojnë një proces të plotë aplikimi. Pas përmbushjes së këtyre kritereve, drejtuesit e Klubit, duke përdorur eksperiencën e tyre në marrëdhënie ndërkulturore, do të fillojnë një proces seleksionimi për të krijuar grupin më të balancuar dhe të kënaqshëm të mundshëm. Grupi ka tre tipare kryesore: 1) Analiza në tavolina të rrumbullakëta të çështjeve aktuale, sociale dhe demokratike 2) Demonstrime lokale të shoqërimit në grup, 3) Udhëtime të shkurtra (1-3 Ditë) në grup jashtë Beratit. Grupi do të takohet një herë ose dy herë në javë, në varësi të programeve. Shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni në adresën DeVaughnBeratDAR@gmail.com.  Z. Devaghn Wilson do t’ju përgjigjet për marrjen e aplikimit dhe më pas në lidhje me rezultatet e përzgjedhjes.