SHKA

Klubi Interlink ka filluar një kurs alternativ të Filmit i quajtur “Shikimi i Kulturës Amerikane.” Ku kurs vazhdon në mënyrë të qendrueshme që prej Nëntorit 2011, dhe studentë nga shkolla 9-vjeçare dhe Gjimnazi kanë ende shumë dëshirë për të marrë pjesë!

ShKA është njëprogram gjuhësor ndërkulturor që përdor filmat si mjet bazë mësimdhënieje. Hartuar për nxënës nga klasa 7-12, ky kurs ofron një mjedis arsimor për të parë filma në një mënyrë inovative edukative. Shkalla e vështirësisë, mund ta bëjë këtë kurs më të preferuar ndaj pjësëmarrësve me një nivel të paktën mesatar të gjuhës angleze, megjithatë gjatë orëve, pjesëmarrësve u kërkohet të bashkëpunojnë  për të ndihmuar njëri-tjetrin. Fokusi kryesor i kursit është të zhvillojë të dëgjuarin dhe të shkruarën e nxënësve në gjuhën angleze si dhe të folurën. Disa filma përdoren/ shfaqen gjatë disa orëvë mësimi që mbahen të Mërkurave. Një udhëzues i veçantë ofrohet për çdo seance filmi.  Pjesëmarrësit udhëzohen si ta përdorin atë për të ndjekur historinë dhe për tëmbajtur shënime të cilat do i ndihmojnë në fazën e mëtejshme për detyrat me shkrim. Gjithashtu, role individuale brenda filmit do i caktohen disa  nxënësve për të pasur një eksperiencë të diferencuar. Herë pas here, detyra me shkrim u jepen nxënësve. Shpesh do të ndodhë që filmat të kenë ose jo titra në Anglisht.

Për më shumë informacion rreth këtij kursi kliko këtu. Për të shkarkuar formën e aplikimit kliko këtu. Formën e aplikimit më pas duhet ta dërgoni tek adresa DeVaughnBeratDAR@gmail.com

“Krijime – Shkrime nga Studentët Në Kurs”

Amina Muka       Influence On My Future

“Një ese krahasuese që tregon se si Shfaqja Truman & Matrix mund që të lidhen me jetën personale.”

“A comparative essay showing how The Truman Show & The Matrix can be related to personally.”

 Klejda Xhamo     Can Life Lie?

“Një ese krahasuese që tregon se si Shfaqja Truman & Matrix mund që të lidhen me jetën personale.”

“A comparative essay showing how The Truman Show & The Matrix can be related to personally.”

 

Klejda Xhamo    The Unacceptable Reality

“Një ese krijuese që nënvijëzon se si Pleasantville ndryshon me jetën personale në Shqipëri dhe Amerikë.”

“A creative essay highlighting how Pleasantville contrasts with personal life in Albania and America.”